Taravari: Është përgjysmuar numri i pacientëve në gjendje kritike pas zjarrit në Koçan

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Të gjithë pacientët që po trajtohen këtu dhe jashtë vendit janë në gjendje stabile dhe të mirë, shumica janë në përmirësim, dhe nga 20 gjithsej kritikë dje, sot 10 janë gjendje kritike, por janë edhe stabil jashtë rrezikut për jetën, tha sot ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari.

Siç tha Taravari, 72 pacientë janë duke u trajtuar në vend, dhe 101 jashtë. Nga ata që po trajtohen në vend, tre tashmë kanë dalë nga spitali gjatë ditës së djeshme dhe tre të tjerë janë planifikuar të dalin nesër.

“Duke filluar nga java e ardhshme, shpresoj t’ju informojmë se sa pacientë po vazhdojnë trajtimin në shtëpi dhe për ata që do të kthehen nga vendet e huaja”, tha Taravari.

Sipas tij, nga pacientët në vend, 34 janë në Qendrën Klinike, 15 në Spitalin e Përgjithshëm “8 Shtatori”, 11 janë të shtruar në Spitalin e Përgjithshëm të qytetit dhe një pacient në Shtip. Nga klinikat private, 7 pacientë janë kujdesur në “Sisitina” dhe 4 në “Zhan Mitrev”.

Advertisement

“Janë 101 pacientë jashtë vendit, një numër më i vogël i pacientëve janë dërguar dje, sot ka oferta nga disa shtete, por do të shohim, ndoshta do të dërgohen maksimumi 10, e ndoshta jo”, tha Taravari.

Në pyetjen e gazetarëve nëse është e vërtetë që shoferi i ambulancës, Ilço Goçevski, i cili ka ndërruar jetë si pasojë e goditjes në tru, ka vozitur 32 orë në ditën e tragjedisë, Taravari thotë se në rast emergjence të gjithë kanë punuar më shumë se 20 orë dhe se nuk ka të dhëna të sakta se sa orë ka punuar. Ai thotë se ajo që ka bërë për pacientët dhe ka bërë një punë të jashtëzakonshme me transportin është e pamohueshme./Telegrafi/

The post Taravari: Është përgjysmuar numri i pacientëve në gjendje kritike pas zjarrit në Koçan appeared first on Telegrafi.

Advertisement
Share.

Leave A Reply

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy