Kandidati i Aleancës për Shqiptarët dhe Alternativës për në Gostivar, Arben Taravari duke folur për projektet kapitale që janë paraparë në programin e zgjedhjeve lokale, theksoi se në ekipin e tij, kanë për qëllim që Gostivarin ta shndërrojnë në qendër moderne, të zhvilluar dhe turistike.

“Në programin tonë, i cili është në tre gjuhë, kemi disa investime që janë të rëndësishme për Gostivarin. Programi ynë quhet ‘Transformimi i Gostivarit. Do të dëshironim që Gostivarin ta shndërrojmë në qytet me katër sezone, ku turistët vizitojnë atë gjatë gjithë vitit. Një ndër projektet është edhe ‘Aqua parku’, i cili është në fazën e fizibilitetit dhe vetëm duhet të bëhet konkursi të shohim se cila kompani do të hyjë në partneritet publiko-privat me komunën”, u shpreh Taravari.

Kreu i Komunës së Gostivarit, Arben Taravari po ashtu paralajmëroi dislokimin e deponisë rajonale “Rusino” dhe se investimet do të vazhdojnë.

“Investimet në shkolla dhe në infrastrukturë do të vazhdojnë. Do të angazhohemi për dislokimin e deponisë rajonale ‘Rusino’, për arsye se nuk ka zgjidhje tjetër përveç heqjes së deponisë. Do ta përmendja edhe fillimin me punë të Qendrës për Autizëm e cila është e para në vend”, tha mes tjerash Taravari.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

The post Taravari: Do të vazhdojnë investimet në infrastrukturë dhe shkolla appeared first on Telegrafi.