Kandidatja e pavarur për Bashkinë e Shkupit, e mbështetur nga OBRM-PDUKM, Danella Arsovska, sot ka realizuar takim me kandidatët e koalicionit ASH-AAA për Çairin Bekim Sali dhe për Gostivarin Arben Taravari.

Takimi është mbajtur në Çarshinë e Vjetër të Shkupit. Siç bëhet e ditur të tre kandidatët kanë ndarë përvojat nga rrethi i parë i zgjedhjeve dhe presin fitore në rrethin e dytë më 31 tetor.

Arsovska në rrethin e dytë kundërkandidatë për Bashkinë e Shkupit do ta ketë Petre Shilegovin e LSDM-së, ndërsa Bekim Sali dhe Arben Taravari, në rrethin e dytë në Çari dhe Gostivar janë me Visar Ganiun dhe Nevzat Bejtën nga BDI.

Ndryshe, ditën e djeshme kryetari i Aleancës për Shqiptarët Ziadin Sela, realizoi takim me kryetarin e OBRM-PDUKM-së Hristijan Mickoski, pas të cilit thanë se do ta vazhdojnë mbështetjen e ndërsjellë edhe në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale./Telegrafi/

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

The post Taravari dhe Sali në takim me Danella Arsovskën, diskutojnë për rrethin e dytë të zgjedhjeve lokale appeared first on Telegrafi.