Taravari: BDI organizon festa private, nuk mund të mësohet në opozitë

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ministri i Shëndetësisë Arben Taravari, ka folur për paralajmërimin se BDI do të organizojë festë të veçantë për përvjetorin e Marrëveshjes së Ohrit. Taravari tha se BDI nuk mund të mësohet në opozitë dhe se ka të drejtë të organizojë festa private.

“BDI në njëfarë mënyre ka pretendime për të privatizuar disa ngjarje. Nuk mund të pranojnë që janë opozitë, por u duhet kohë dhe do të mësohen. Çdokush mund të organizojë festa private”.

“Ne i kemi ftuar në manifestimin e nesërm që do ta organizojë Qeveria e Republikës së Maqedonisë, janë të mirëseardhur dhe le të vazhdojnë të organizohen vetë”, tha Taravari, duke shtuar se ngjarjet historike nuk duhet të jenë asnjëherë pronë private.

The post Taravari: BDI organizon festa private, nuk mund të mësohet në opozitë appeared first on Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy