Ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari sot ka kërkuar dorëheqjen e Ali Ahmetit nga jeta politike.

Taravari në profilin e tij në Facebook shkruan se karriera e Ahmetit e tij në politikë është sa e gjatë po aq edhe e errët dhe nuk duhet lejuar që përpjekjet e tij të dëshpëruara për t’i shpëtuar drejtësisë, të ndikojnë sadopak në opinionin e gjerë sepse janë të rrezishme, turpëruese për kombin shqiptar i cili nuk meriton të identifikohet me një personazh të tillë aspak!

“Nëse morali politik i Ahmeti do të funksiononte atëherë ai duhet të ishte dorëhequr prej kur kupola e partisë së tij përfundoi në arrati dhe aktualisht është në kërkim ndërkombëtar, por është luks i tepruar të kërkosh ndërgjegje politike nga Ahmeti.

Në mungesë të ndjeshmërisë morale dhe parimore, ne kërkojmë që Ali Ahmeti të japë dorëheqjen e Padiskutueshme si një detyrim që ja ka Shqiptarëve dhe Popullit të këtij vendi për bëmat dhe gjëmat e tij.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Ja argumentet kryesorë që e bëjnë urgjente këtë dorëheqje:

1. Abuzim me pushtetin duke ndikuar në pasurimin e pandershëm të vetes dhe familjarëve të tij;

2. Mbajtja peng e popullit për dekada me formulën “me ne-punësohesh, kundra nesh-shkatërrohesh” ose mërgohesh;

3. Udhëheqës i një grupi politik që aktualisht është i akuzuar për krime të rënda koruptive;

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

4. Bashkëpunëtor i ngushtë me disa individë të cilët janë shpallur në kërkim ndërkombëtar;

5. Dëmtim dramatik i jetës së njerëzëve dhe sidomos Shqiptarëve…”, shkruan Taravari.

Taravari shton se as vet BDI-ja nuk meriton më të përfaqësohet nga një njeri i tillë i cili ka hesape të gjata me drejtësinë dhe problem të përjetshëm me Historinë./Telegrafi/

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

The post Taravari: Ali Ahmeti e mbushi kupën, është koha për dorëheqje appeared first on Telegrafi.