
Aleanca për Shqiptarët dënon ashpër rrëmbimin brenda territorit të Republikës së Kosovës të tre pjesëtarëve të policisë së Kosovës nga ana e forcave speciale serbe, shkruan Telegrafi Maqedoni.
“Ky akt luftënxitës është shkelje e rëndë e sovranitetit dhe integritetit territorial të Republikës së Kosovës.
Kërkojmë lirimin e menjëhershëm të efektivëve policorë dhe i bëjmë thirrje faktorit ndërkombëtar t’i bëjë presion Qeverisë se Serbisë në këtë drejtim”, thuhet në njoftimi e kryetarit të ASH-së, Arben Taravari.
Taravari thotë se palët duhet të rikthehen në tavolinën e bisedimeve, duke kontribuar në normalizimin e plotë të situatës në Veriun e Kosovës dhe zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit, në kuadër të dialogut të lehtësuar nga BE-ja dhe të përkrahur nga SHBA-të./Telegrafi/
The post Taravari: Akti i Serbisë është luftënxitës appeared first on Telegrafi.