“Nga 30 deri në 35 për qind e njerëzve në Maqedoni tashmë kanë problem me obezitetin, ndërsa në botë shifra është një miliard. Në dhjetë vjet, sipas projeksioneve, do të rritet me 50 për qind, jo vetëm në vendet e zhvilluara, por edhe në vendet në zhvillim si ky i joni. Pra nuk është problem vetëm për popullatën që ka kushte më të mira jetese, por edhe për vendet në zhvillim”, theksoi ministri i Shëndetësisë Arben Taravari në konferencën e sotme për shtyp me rastin e Ditës Botërore të Obezitetit.
Siç theksoi Taravari, në vend janë dy qendra për trajtimin e obezitetit, përkatësisht Klinika e Endokrinologjisë dhe Spitali i Përgjithshëm i Qytetit “8 Shtatori”, por,siç tha ai, Klinika e Endokrinologjisë së shpejti do të shpërndahet në Prilep.
Ai theksoi se Ministria e Shëndetësisë dhe Fondi i Sigurimeve Shëndetësore tashmë kanë blerë terapinë me insulinë dhe gjithçka që nevojitet për personat me diabet.
“Ne si Ministri e Shëndetësisë, së bashku me Fondin e Sigurimeve Shëndetësore, dëshirojmë të mburremi se këtë vit tashmë kemi terapi me insulinë dhe gjithçka që u nevojitet personave me diabet, tashmë është siguruar dhe jemi në proces të sigurimit të rreth 10-20 për qind më shumë. Trajtim do të ketë edhe për pacientët me diabet dhe obezitet, të cilët trajtohen me terapi specifike. Këtë vit, ky numër do të rritet me 200 pacientë të tjerë, që është një numër relativisht i madh. Po ashtu, sensorët në dy vitet e kaluara kanë qenë për 650 pacientë, këtë vit do të jenë 800 pacientë, që është një numër relativisht i mirë, megjithëse nuk është plotësisht i mjaftueshëm, nuk është vetëm për pacientët, pra fëmijët tashmë me diabet, por edhe pacientë të tjerë që janë në grupet e rrezikut”, tha Taravari.
Ai shtoi se për herë të parë në vend, Fondi i Sigurimeve Shëndetësore dhe Ministria e Shëndetësisë do të mbulojnë 25 pacientë të cilët do të mund t’i nënshtrohen operacionit.
“Dëshiroj gjithashtu të njoftoj se çfarë është e re, për herë të parë në vend, 25 pacientë do të mund të operohen përmes Fondit dhe Ministrisë, nëse janë obezë dhe ka indikacione për operacion, i cili do të mbulohet plotësisht dhe do të jetë sistemi më i mirë”, tha Taravari./Telegrafi/
The post Taravari: 30 deri 35 përqind e njerëzve në Maqedoni kanë problem me obezitetin appeared first on Telegrafi.