Talat Xhaferi uroi myslimanët me rastin e Fitër Bajramit

Pinterest LinkedIn Tumblr +

– Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi, të gjithë besimtarëve të cilët sot e festojnë festën e madhe Fitër Bajramin, që është kurorë e muajit të shenjtë të Ramazanit, u dërgoi urime të sinqerta për shëndet të mirë, bereqet dhe paqe. “Shpresoj që ky Bajram, të cilin si edhe muajin e agjërimit dhe solidaritetit, e festojmë në mënyrë të pazakontë, larg tempujve fetarë, megjithatë afër më të afërmve tanë, do të na sjellë mendime të sinqerta dhe të bukura, dërguar tërë njerëzimit për tejkalimin sa më të shpejtë dhe pa pasoja të kësaj sfide, e cila siçthash edhe në urimin paraprak me rastin e Ramazanit, nuk zgjedh as fe, as komb, as të pasur as të varfër, burra ose gra. Dhuratat e Ramazan Bajramit, solidariteti, respekti i ndërsjellë dhe mirëkuptimi, mëshira dhe falja, le të jenë dhurata të cilat do ta pasurojnë përditshmërinë tonë” , thotë në urimin Xhaferi.
Të respektuar, thotë ai, keni besim, keni durim, bëhuni të fuqishëm dhe qëndroni në shtëpi me të afërmit e juaj.
“Besimi mbahet në zemër, ndërsa shtëpia edhe tempulli i juaj, urime festën e Fitër Bajramit!”, qëndron në urimin e Xhaferit./MIA

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy