Udhëheqësi i Kuvendit Talat Xhaferi pritet që sot të konvokojë vazhdimin e seancës konstituive në të cilën duhet të zgjidhet kryetar i shtëpisë ligjdhënëse.

Sipas marrëveshjes mes LSDM-së dhe BDI-së për koalicionin qeveritar dhe për shumicën parlamentare, kryetar i përbërjes së re të Kuvendit do të jetë Talat Xhaferi i cili edhe deri tani ishte në këtë funksion.

Zgjedhjen e Xhaferit për sot e paralajmëroi kreu i BDI-së, Ali Ahmeti pas mbledhjes së mbrëmshme të Këshillit qendror të partisë, në të cilën u konfirmua marrëveshja e koalicionit me LSDM-në dhe u njoftuan emrat e kandidatëve për ministra në qeverinë e re.

Pritet propozimi për zgjedhjen e Xhaferit spiker i kuvendit të dorëzohet në Kuvend me nënshkrimin e 20 deputetëve.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Kryetari i Kuvendit zgjidhet me të paktën 61 vota nga numri i përgjithshëm i deputetëve.

Me zgjedhjen e spikerit të Kuvendit, për herë të parë duhet të konfirmohet shumica e re parlamentare, të cilën e përbëjnë 62 deputetë – 46 të LSDM-së dhe Koalicionit “Mundemi”, 15 të BDI-së dhe një PDSH-së.

Pas zgjedhjes së kryetarit të Kuvendit në ditët në vijim duhet të caktohet seancë për zgjedhjen e Qeverisë së re të cilën do ta udhëheqë lideri i LSDM-së Zoran Zaev.

The post Talat Xhaferi sot pritet të zgjidhet kryetar i Kuvendit edhe për një mandat tjetër appeared first on Telegrafi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";