Talat Xhaferi më 27 prill të vitit 2017 ka pasur rast vdekje në familje, i kishte vdekur vëllai dhe kohë pas kohe ka ardhur në seancat e Kuvendit dhe për atë nuk ka pasur njohuri personale nëse 31 deputetë kanë dorëzuar letër deri te kryetari Trajko Veljanoski me kërkesë që seanca të vazhdojë edhe pas skadimit të kohëzgjatjes së tij të zakonshme.

Xhaferi i cili sot në Gjykatën penale ka dëshmuar në seancën për “Organizatorët e 27 prillit” tha se atëherë nuk ka pasur mundësi teknike që kryetari i Kuvendit të largojë ndonjë deputet nga foltorja dhe për atë është dashur të kërkojë ta bëjë udhëheqjen.

Në hulumtimet e kryqëzuara të prokurores Vilma Rusoska, Xhaferi potencoi se ka pasur kërkesë procedurale të kalohet në pikë tjetër në rend dite – për zgjedhje të kryetarit të Kuvendit, por nuk është vënë në rend dite për votim.

I pyetur nga avokati i mbrojtjes Elenko Millanov, Xhaferi konfirmoi se kryetari Veljanoski disa herë ka kërkuar nga deputetët të heqin dorë nga fjalimi, por nuk ka mundur t’i detyrojë në atë.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Talat Xhaferi pas dëshmisë ka shkuar nga gjykata dhe nuk dha deklaratë për mediat.

Deklaratë dha avokati Elenko Millanov, i cili tha se Xhaferi sot vetëm ka konfirmuar se Veljanoski ka punuar sipas rregullores dhe nuk ka pasur mundësi teknike t’i përjashtojë deputetët të cilët kanë folur në foltore.

Xhaferi ishte i vetmi që ka dëshmuar në seancën e sotme gjyqësore. Kryetari i këshillit gjyqësor, Ilija Tërpkov tha se është dëgjuar vetëm Xhaferi për shkak të obligimeve të të akuzuarit Mile Janakieski i cili duhet të marrë pjesë edhe në gjykime tjera. Dëshmitarët tjerë do të dëgjohen në seancën e ardhshme gjyqësore që e caktuan për më 16 tetor në orën 10:30.

Në seancën gjyqësore paraprake më 18 shtator dëshmuan disa ish deputetë dhe aktual të VMRO-DPMNE-së. Si dëshmitar është thirrur edhe ish deputeti i Lëvizjes BESA, Zeqirija Ibrahimi, i cili më 27 prill të vitit 2017 nga foltorja e Kuvendit e ka intonuar himnin shqiptar.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Rasti për “Organizatorët e 27 prillit” gjendet në procedurë dëshmuese. Këtë lëndë e udhëheq gjykatësi Ilija Tërpkov, ndërsa përfaqësuese e akuzës është Vilma Ruskovska.

Të akuzuar në këtë lëndë janë ish kryetari i Kuvendit Trajko Veljanoski, ish ministrat e Transportit dhe Lidhjeve dhe për Arsim, Mile Janakievski dhe Spiro Ristovski, si dhe ish drejtori i DKS-së, Vlladimir Atanasov. Ata akuzohen për vepër penale “rrezikim terrorist të rendit kushtetues dhe sigurisë”./AIM/

The post Talat Xhaferi përfundoi me dëshminë për “27 Prillin” appeared first on Telegrafi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";