Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi, në përputhje me
kompetencat e veta kushtetuese, sot (11 qershor), i shpalli zgjedhjet për kryetarë të komunave Mavrovë dhe Rostushë dhe Qendra Zhupa.

Në pajtim me Aktvendimin që e miratoi Kryetari i Kuvendit në bazë të Kodit Zgjedhor, zgjedhjet për kryetarë të komunave do të mbahen më 20 gusht të vitit 2022.

Afatet për kryerjen e veprimeve zgjedhore fillojnë të rrjedhin prej ditës së publikimit të
Aktvendimit për shpalljen e zgjedhjeve në “Gazetën Zyrtare të Republikës së Maqedonisë së
Veriut”.

Zgjedhjet, në pajtim me Aktvendimin për shpalljen e tyre do i zbatojnë Komisioni Shtetëror i Zgjidhjeve, Komisionet Zgjedhore Komunale dhe Këshillat Zgjedhorë./Telegrafi/

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

The post Talat Xhaferi i shpalli zgjedhjet për kryetarë të komunave Mavrovë dhe Rostushë dhe Qendra Zhupa appeared first on Telegrafi.