Kryetari i deritanishëm i Kuvendit të RMV-së, Talat Xhaferi nuk e ka dërguar ende raportimin te shefi i shtetit, Stevo Pendarovski, për formimin e kuvendit, me çka do të fillonte afati i dhënies së mandatit.

Në lidhje me këtë, Xhaferi ka folur per TV21, duke u shprehur se nuk mund të konsiderohet se është konstituuar kuvendi, nëse nuk është zgjedhur kryekuvendari, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Sipas nenit 90 të Kushtetutës, kryetari është i obliguar që në afat prej dhjetë ditësh nga konstituimi i kuvendit, t’ia jep mandatin për krijimin e Qeverisë kandidatit që ka shumicë në kuvend.

Mirëpo, një gjë e këtillë nuk ka ndodhur ende. Një gjë pritet të ndodh në ditët në vijim, ndërsa ende nuk ka një parti e cila ka siguruar numrin e mjaftueshëm të nevojshëm për ta marrë mandatin./Telegrafi/

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

The post Talat Xhaferi ende nuk ka njoftuar për konstituimin e Kuvendit të ri të RMV-së appeared first on Telegrafi.