Komisioni i historianëve nga Maqedonia e Veriut dhe Bullgaria kanë realizuar takimin e rradhës, me ç’rast kanë biseduar për një sërë çështjesh historike.

“Komisioni i përbashkët me Bullgarinë në takimet e djeshme dhe sot ka shkëmbyer disa propozime dhe ide për rekomandime për tekstet e arsimit fillor që kanë të bëjnë me periudhën mesjetare dhe atë të hershme osmane”, thanë ekipi maqedonas në komision.

Në një deklaratë nga komisioni thanë se takimi i radhës është caktuar për mesin e shtatorit të vitit 2022.

“Në takim, në një atmosferë konstruktive, anëtarët e Komisionit patën një diskutim në të cilin u shkëmbyen disa propozim-ide për rekomandime për tekste nga arsimi fillor që lidhen me periudhën mesjetare dhe atë të hershme osmane. Në mbledhje janë harmonizuar dhe nënshkruar procesverbalet nga mbledhjet e mëparshme. Me marrëveshje të ndërsjellë të dy bashkëkryesuesve të Komisionit, është rënë dakord që mbledhja e radhës e Komisionit të mbahet në mesin e shtatorit të vitit 2022”, thonë nga ekipi maqedonas.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

The post Takohen historianët nga Maqedonia dhe Bullgaria, takimi i rradhës mbahet në muajin shtator appeared first on Telegrafi.