Maqedonia e Veriut mund të llogarisë në mbështetjen e SHBA-sl në përpjekjen që të depërtohet bllokada me të cilën përballet vendin në rrugën drejt BE-së, theksoi zëvendës-ndihmës sekretari shtetëror amerikan Aleksandar Kasanof në takimin me presidenten Gordana Siljanovska Davkova që realizohet në kuadër të Asamblesë së përgjithshme të 79-të të OKB-së në Nju-Jork.

Në takimin, siç kumtoi Kabineti i Siljanovska Davkovës, Kasanof shprehu mirënjohje për mbështetjen ushtarake dhe teknike të Maqedonisë për Ukrainën, e cila konfirmon pozicionin e vendit si partner kredibil i SHBA-ve dhe anëtare e NATO-s.

Presidentja e Maqedonisë e përsëriti qëndrimin se pas 16 rekomandimeve të Komisionit Evropian për fillimin e negociatave për anëtarësim të Maqedonisë, BE-ja duhet t’i zbatojë rregullat e veta dhe të bazohet në kriteret e Kopenhagës si kushte të vetme për hyrje në Union.

Siljanovska Davkova e theksoi rëndësinë e partneritetit strategjik dhe miqësisë me SHBA-në dhe shprehu pritjen e saj për forcimin e mbështetjes nga Uashingtoni zyrtar për fillimin sa më të shpejtë të negociatave për anëtarësim me BE-në. Ai theksoi se është në interes të të dy vendeve dhe të rajonit të Ballkanit Perëndimor që së shpejti të hapen kapitujt e parë në negociatat e Maqedonisë me BE-në dhe se SHBA-ja do të luajë një rol konstruktiv në atë proces, i cili gjithashtu është i rëndësishëm për shkak të sfidave globale të sigurisë. Në bisedë ai shprehu shpresën se BE-ja do të fillojë të respektojë vendimet e veta që tregojnë se çështjet dypalëshe nuk duhet të bllokojnë procesin e zgjerimit.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

The post Takimi Kasanof-Siljanovska Davkova: RMV mund të llogarisë në mbështetjen e SHBA-së në rrugën drejt BE-së appeared first on Telegrafi.