Reformat në jurisprudencë dhe përkushtimi për punën e përbashkët drejt integrimit evropian të dy vendeve, kanë qenë temat në fokusin e takimi të sotëm të zëvendëskryeministrit Arben Fetai dhe ministrit shqiptar të Drejësisë, Ulsi Manja në Tiranë.

“Diskutim miqësor dhe zyrtar mbi sfidat e integrimit në BE, reformat në drejtësi dhe mundësitë për forcimin e bashkëpunimit në luftën kundër korrupsionit dhe përmirësimin e administratës publike. E theksuam përkushtimin tonë të përbashkët për sundimin e ligjit dhe transparencën si çelës për përparimin e të dy vendeve drejt integrimit në BE dhe për ruajtjen e stabilitetit në rajon”, shkroi Manja në një postim në rrjetet sociale.

Dy bashkëbiseduesit theksuan forcimin e mëtejshëm të bashkëpunimit ndërmjet qeverive, ministrive dhe agjencive ligjzbatuese. 

The post Takimi Fetai-Manja: Të përkushtuar ndaj sundimit të ligjit appeared first on Telegrafi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";