Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi, bashkë me nënkryetarin e Kuvendit Goran Misovski dhe koordinatorët e Grupeve parlamentare prej nesër deri të hënën do të shqyrtojnë Propozim Rregulloren e fundit pas mbajtjes së Dialogut të tretë “Zhan Mone” në Kuvend.

Siç informon shërbimi për shtyp i Kuvendit, Propozimi i harmonizuar mandej, në Dialogun “Zhan Mone” të radhës do të shqyrtohet në përbërje të plotë të Grupit të punës për pjesëmarrje në Dialogun “Zhan Mone” dhe eurodeputetët.

Fundjava e punës do të realizohet në Mavrovë, do të respektohet koncepti i dialogut “Zhan Mone” dhe do të mbahet pa praninë e mediave.

“Pas fundjavës së punës, do të dërgohet kumtesë nga ana e Shërbimit të Kuvendit te të gjitha mediumet me informatë për të arriturën”, informojnë nga Kabineti i kryetarit të Kuvendit Talat Xhaferi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

The post Takim për Rregulloren kuvendore të propozuar pas dialogut të tretë “Zhan Mone” appeared first on Telegrafi.