Svetllana Zhupanoska, bashkëpunëtore gjyqësore në Gjykatën Themelore Civile – Shkup mori mbështetjen e anëtarëve të Komisionit parlamentar për zgjedhje dhe emërime. Në kuadër të seancës së sotme filloi debati edhe për kandidaten e dytë, Keti Petkova, avokate nga Gjevgjelia për anëtare të Këshillit të prokurorëve publikë.

Para fillimit të votimit për Zhupanoskën, koordinatori i Grupit parlamentar të OBRM-PDUKM-së, Nikolla Micevski në vërejtjen procedurale tha se kryetarja e Komisionit, Marija Georgievska po shkel procedurën, duke theksuar se duhet të lejojë të përfundojë debati për të gjithë kandidatët e paraqitur për t’u dhënë atyre mundësinë dhe trajtimin e barabartë dhe në fund çdo deputet të votojë për kandidatin e caktuar.

Në debatin për kandidatin e dytë, Micevski tha se Keti Petkova është kandidate e cila për një periudhë të caktuar është shkarkuar nga i njëjti Këshill i prokurorëve publikë si prokurore dhe se Keti Petkova duhet të paraqitet si propozim për anëtare të Këshillit të prokurorëve publikë.

Deputeti i OBRM-PDUKM-së, Dajanço Eftimov theksoi se ata që duhet t’i bëjnë këto reforma dhe t’i zbatojnë, nuk janë të njohur me rregulloret pozitive ligjore dhe nuk dinë t’i zbatojnë.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Prisni që këta kandidatë që do të hyjnë në Këshillin e prokurorëve publikë t’i avancojnë, shkarkojnë, sanksionojnë ose shkarkojnë prokurorët publikë në Republikën e Maqedonisë”, tha Eftimov.

Kandidatë për anëtarë të Këshillit të prokurorëve publikë, përveç Zhupanoskës dhe Petkovës është edhe Mitko Mitrevski, sekretar i përgjithshëm i Prokurorisë publike. Nga tre kandidatët e paraqitur, anëtarët e Komisionit parlamentar për zgjedhje dhe emërime duhet të zgjedhin dy për të plotësuar vendet vakante në Këshill për shkak të pensionimit të dy anëtarëve të saj.

The post Svetllana Zhupanoska e kaloi filtrin e komisionit për anëtare të Këshillit të prokurorëve publik appeared first on Telegrafi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";