Ish-ministri i Punëve të Jashtme, Nikolla Dimitrov, ka njoftuar në Facebook se mëngjesin e sotëm gjatë pazarit është sulmuar nga një person i panjohur, i cili është sjellë në mënyrë agresive dhe kërcënuese.

Dimitrov raportoi për incidentin, duke konsideruar se arsyeja mund të jetë politike, por thekson se personazhet publike duhet të tolerojnë kritikat. Megjithatë, reagimi është i nevojshëm kur kritika kthehet në agresion. Ai theksoi se është mirë dhe se rasti është raportuar, por vuri në dukje problemet në demokracinë maqedonase.

“Sot në mëngjes, teksa isha duke bërë pazar, pata një incident të pakëndshëm me një burrë që nuk e njoh, i cili më sulmoi me agresion dhe kërcënime.

Nuk e di saktësisht pse, sepse ai nuk tha, ndoshta politikisht. Mënjanë shakanë, ne jemi personazhe publike, duhet të kemi një prag më të lartë tolerance ndaj kritikës dhe të jemi të vetëdijshëm që jo të gjithë qytetarët do ta respektojnë apo do të jenë të kënaqur me punën tonë. Por në momentin që kritika është një shpërthim agresioni verbal apo fizik, duhet të reagoni.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Është detyrë të reagosh. Kjo është arsyeja pse e kam raportuar siç duhet rastin. Jam mirë, as që dua të komentoj vetë incidentin, organet e rendit janë të zënë, por demokracia maqedonase padyshim nuk është e mirë dhe kjo meriton koment”, tha Dimitrov.

The post Sulmohet ish-ministri i MPJ-së Nikolla Dimitrov: E goditën në shpinë teksa ishte duke bërë pazar appeared first on Telegrafi.