Tre persona kanë sulmuar fizikisht një punonjës të ndërmarrjes NP “Pastrim dhe Gjelbërim”, njoftojnë nga SPB-Kumanovë.
Rasti është denoncuar në polici nga një koleg i punëtorit.
“Punonjësi ka lajmëruar se në Deponinë e qytetit “Krasta” kolegu i tij D.M. (46) nga Kumanova është sulmuar fizikisht nga M.XH. (22), S.J. (51) dhe N.J. (50) me një mjet të fortë dhe metalik”, thonë nga policia.
Nga SPB-Kumanovë shtojnë se janë duke punuar për zbardhjen e rastit.
Advertisement
The post Sulmohet fizikisht një punonjës i NP “Pastrim dhe Gjelbërim” në Kumanovë appeared first on Telegrafi.