Sugareski: Hapja e aeroporteve ende po diskutohet

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Goran Sugareski sot deklaroi se ende është herët të merret vendim për hapjen e aeroporteve.

“Për këtë temë po diskutohet, por ende është herët të merret vendim”, tha Sugareski duke u përgjigjur në pyetje të gazetarëve, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Sugareski tha se koncesioneri i aeroporteve në Shkup dhe Ohër ‘TAV’ kanë bërë të ditur se nga momenti i hapjes së aeroporteve atyre do t’u duhen shtatë ditë.

Ndryshe, Qeveria si masë për të parandaluar përhapjen e coronavirusit, nga 15 marsi ka mbyllur aeroportin e Ohrit ndërsa nga 18 marsi aeroportin e Shkupit./Telegrafi/

Advertisement

The post Sugareski: Hapja e aeroporteve ende po diskutohet appeared first on Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy