Studentët kanë paralajmëruar protestë masive të hënën para Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës në Shkup.

Nga “Rezistenca Studentore” thonë se u është premtuar pagesa e bursave për muajt nga tetori e në vazhdim, por llogaritë e transaksioneve të tyre kanë mbetur bosh. Me ato mjete mbuluan shpenzimet e regjistrimit në semestër.

Pavarësisht njoftimeve të Ministrisë së Arsimit dhe Kulturës se bursat për muajin tetor dhe pjesa tjetër do të paguhen më 1 shkurt si afat, sot llogaritë tona të transaksionit mbetën bosh. Fonde që sot nuk i kemi dhe jemi të detyruar t’i përdorim për të mbuluar shpenzimet e regjistrimit në një semestër dhe shpenzimet e tjera të studimit në vazhdim.

Po ashtu, prej dy vitesh po thyejnë të gjitha afatet për fillimin e rikonstruksionit të konvikteve studentore, të cilat janë në kushte nën standarde dhe shumë herë deri më tani është premtuar se rikonstruksioni do të nisë sa më shpejt”, thuhet në njoftim./Telegrafi/

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

The post Studentët paralajmërojnë protestë para MASH, nuk u është bërë pagesa e bursave appeared first on Telegrafi.