Në sheshin “Maqedonia” në Shkup, nesër në ora 18:00 është paralajmëruar protestë e studentëve në lidhje me tragjedinë që ndodhi në Koçan, ku humbën jetën 59 persona nga zjarri që përfshiu diskotekën “Puls”.
Nga MPB kanë njoftuar se numri i personave të dyshuar për zjarrin tragjik ka arritur në 23.
Ministri i Punëve të Brendshme Pançe Toshkovski në konferencën e sotme për media tha se do të ketë arrestime të reja të personave lidhur me ngjarjen në Koçan, disa prej të cilëve janë punonjës të MPB-së.
“11 persona janë në paraburgim dhe ne nuk do të ndalemi këtu siç qëndron kjo çështje. Gjatë ditës së sotme nuk do të ndalemi me veprime procedurale, gjegjësisht kemi konstatuar se sistemi në Maqedoni është i korruptuar deri në atë pikë sa mund të themi se kemi një gjendje katastrofike sa i përket procedurave. Një numër i madh i institucioneve të cilat sipas ligjit duhet të monitorojnë funksionimin e diskotekës, veçanërisht në zonën e mbrojtjes në rast të ndonjë zjarri të mundshëm, prandaj gjatë ditës së sotme do të ketë një numër mjaft të madh të personave që do të paraburgosen si nga MPB-ja ashtu edhe nga institucionet tjera”, tha Toshkovski.
The post Studentët nesër në sheshin e Shkupit protestojnë për tragjedinë në Koçan appeared first on Telegrafi.