Studentët e Fakultetit të Arteve përmes një konference për shtyp kërkojnë nga Universiteti i Tetovës të merr masa ndaj profesoreshës Besiana Mehmedi për shkak të sjelljes jo etike dhe kërcënuese ndaj studentëve.

“Dhuna psikike, bullizmi sistematik përmes fjalëve të ndryshme fyese, kërcënimi që do na kapë për fyti si dhe ndjekja se çfarë pëlqejmë dhe çfarë shkruajmë në rrjete sociale nga profesoresha Besiana Mehmedi, janë vetëm disa nga arsyet pse grupi i studentëve të artit muzikor tash 3 javë bojkoton mësimin në këtë lëndë”, u shpreh njëri nga studentët.

Ata thonë se profesoresha Besiana Mehmedi ka thyer nenin 320 të Statutit të UT-së ku garantohet shprehja e lirë e studentëve.

“Të gjitha këto shkelje po hasin në vesh të shurdhër të kompetentëve. 17 ditë më herët kemi dërguar ankesë deri te të gjitha instancat brenda UT-së dhe deri tani nuk kemi marrë asnjë përgjigja”, tha studenti duke shtuar se ata nuk kërkojnë asgjë më shumë por vetëm të respektohet Statuti.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Ata kërkuan të ndërmarrin masa ndaj profesoreshës dhe se profesoresha nuk ka ardhur në ligjërata gjatë gjithë vitit./Telegrafi/

 

The post Studentët: Kërkojmë nga UT-ja të ndërmerr masa ndaj profesoreshës Besiana Mehmedi appeared first on Telegrafi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";