Një pjesë e nxënësve të shkollave fillore dhe të mesme nga disa fshatra të Strugës e bojkotojnë mësimin onlajn me kërkesë për prani fizike. Përderisa nuk plotësohen kërkesat e tyre për prani fizike të orëve, paralajmërojnë se nuk do të ndjekin mësim.

Nga fillimi i vitit shkollor, mësim nuk ndjekin nxënës nga paralelet shqipe në shkollën e mesme “Niko Nestor” dhe gjimnazi “Ibrahim Temo”.

Me kërkesë për prani fizike në bankat shkollore janë edhe prindërit e disa fshatrave strugan. Sipas, prindërve të fshatit Koroshishta, në shkollën fillore “Ekrem Jakupi” ka kushte për ndjekje të mësimit.

Kryetari i Këshillit të prindërve, Fitni Beqiri thotë se nuk kanë kushte për mësim në distancë, sepse shumë familje nuk kanë internet, as mjete teknike.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Apeloj deri te Ministria e Arsimit dhe Shkencës të vijnë në shkollë dhe të shohin se ka kushte për mësim me prani fizike.

Në shkollat në mjediset rurale, ku mësimi zhvillohet onlajn, për shkak të mospasjes së internetit mësimdhënësit i mbajnë orët prej në shtëpi.

The post Strugë, në disa shkolla fillore dhe të mesme bojkotohet mësimi online appeared first on Telegrafi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";