Thirrje jo e përditshme në Ndihmën e shpejtë të Strugës, ekipi në botë ka sjellur një foshnjë të shëndoshë mashkull
Një thirrje në Ndihmën e parë në Strugë natën më 1 shkurt nuk ka paralajmëruar dramë, e cila ka vijuar pastaj në automjetin, ku ekipi në botë ka sjellur një foshnjë të sapolindur mashkull të shëndoshë.
Aktorët kryesorë, mjeku Vasko Dulevski dhe ifermierja Semra Bajramovska, plotë me adrenalin dhe të lumtur për epilogun pozitiv, për AIM-n e kanë sqaruar përvojën e re, ku një grua lindi në automjetin e Ndihmës së Shpejtë në rrugën Strugë – Dibër, në afërsi të liqenit Glloboçicë.
“Morën thirrje nga policia dibrane se një lehonë nga një fshat në Qendrën Zhupa, vjen drejt spitalit me automjet privat, me kontraksione për lindje. Nuk kemi pritur asnjë minutë. U nisëm menjëherë, ndërsa rrugës i informuam edhe repartin për gjinekologji. Automjetin me lehonën brenda e takuam diku afër Glloboçicës. Kur e kemi marrë gruan, lindja më kishte filluar”, sqaron infermierja Semra.
Për rrezikun e tërë situatës, foli edhe mjeku Duleski, i cili pas vlerësimit se nuk mund të pritet të arrijnë në spital, e ka ndërmarrë punën në duar të veta, me ndihmën e ekipit, të përbërë nga infermierja Bajramoska, mjekja praktikante Elena Meçkarovska dhe lidhjen telefonike me motrën e tij, e cila është mami në repartin gjinekologjik.
“Nuk jam gjinekolog, por duhej të reagojmë, që të mos jetë tepër vonë. Foshnja filloi të dalë dhe e dinim se është rrezik dhe nuk mund të pres. Lindjen e kemi bërë në automjet, me instruksione të motrës sime, e cila është mami”, sqaroi Duleski.
Por drama nuk përfundoi këtu. Pas lindjes, foshnja nuk ka pasur aksion të zemrës dhe nuk ka marrë frymë. Pra tërë rrugën e kanë rianimuar, që në fund ta dëgjojnë qarjen.
“Nëna dhe foshnja janë gjallë dhe shëndoshë dhe në gjendje të mirë shëndetësore. Kemi pasur shumë raste interesante, por të tillë ende jo. Në fund gjithçka përfundoi mirë”, sqaron mjeku,
Ekip i Ndihmës së shpejtë të Strugës potencon se kanë pasur edhe thirrje tjera të ngjashme, kur kanë bartur lehona, por përvojë të tillë nuk kanë pasur, edhe pse në këtë profesion shpesh hasin në ngjarje jo të përditshme.
The post Strugë, lindë një foshnjë në automjetin e Ndihmës së Shpejtë appeared first on Telegrafi.