Policia e Strugës ka gjetur 50 gram kokainë te 23 vjeçari, shtetas i Shqipërisë, njoftoi sot SPB e Ohrit.
Sipas zëdhënësit të SPB- Ohër, Stefan Dimoski, DPB e Strugës ka ngritur kallëzim penal kundër K.R (23) nga Republika e Shqipërisë për shkak të ekzistimit të dyshimit për vepër të kryer penale “prodhim të palejuar dhe lëshim në qarkullim të drogave narkotike, substancave psikotrope dhe prekursorëve”.
“Nëpunësit policor nga Sektori i policisë kriminalistike- Sektori për tregti të palejuar me drogë në koordinim me DPB- Strugë dhe Qendrës rajonale Perëndim në rrugën e pikës kufitare Qafë Thanë- Strugë kanë ndaluar një veturë të tipit ‘golf; ku ka qenë i dyshuari dhe gjatë kontrollit janë gjetur 49.76 gram kokainë”, informoi Dimoski.
Ndaj personit K.R është shqiptuar masë e paraburgimit.
The post Strugë, arrestohet një shtetas i Shqipërisë për përdorim të lëndëve narkotike appeared first on Telegrafi.