Në Strugë 20 persona kanë marrë liçencën si kujdestarë për njerëz të moshuar dhe persona me nevoja të veçanta.

Në projektin i cili është i financuar nga Banka Botërore në bashkëpunim me Ministrinë e punës dhe politikës sociale në Maqedoninë e Veriut, ka qenë pjesë edhe Komuna e Strugës.

Projekti ka filluar që nga fillimi i këtij viti, e së fundmi personat e trajnuar kanë marrë edhe liçencën dhe do të kujdesen për të moshuarit në shtëpitë e tyre. Kujdestarët do të punojnë me 4 dhe 8 orë punë, ndërsa shërbimin do të mund ta marrin nga 40 deri në 60 persona.

“Si qëllim i këtij projekti është paraparë që sa më gjatë dhe më shumë të munden njerëzit në kushte të shtëpis të jenë jasht institucioneve të marrin një shërbim për të jetuar dhe funksionuar në kushte normale”- tha Sekretarja e Kryqit të Kuq në Strugë, Adhurime Dauti.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Nga kryqi i kuq në Strugë thonë se ky projekt është shumë i rëndësishëm për qytetin tonë dhe se kanë tendencë që projekti i cili është paraparë për një vjet, të zgjasë edhe më shumë dhe të trajnohen edhe kujdestarë të tjerë.

“Fillimi 1 vjet është e sigurtë po qëllimi i këtij projekti dhe tendenca e Ministrisë për punë dhe politikë sociale është që ky të jetë i vazhdueshëm dhe i përhershëm. Këtë shërbim do ta paguajë Ministria e punës dhe politikës sociale në bashkëpunim me Bankën Botërore.” – u shpreh Adhurime Dauti.

Personat të cilët mund ta marrin këtë shërbim duhet të paraqiten tek mjeku amë ku do të plotësojnë një pyetsor për gjendjen e tyre shëndetësore e më pas punonjësit social do të verifikojnë a i plotësojnë ksuhtet për të marrë kujdesin e duhur.

The post Strugë, 20 persona me liçencë si kujdestarë për të moshuar appeared first on Telegrafi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";