Në Strugë çdo ditë e më shumë po shtohen qentë endacak.

Ata janë gjithandej sidomos në pjesën e shëtitores së qytetit.

Së fundmi ka pasur edhe raste sulmi ndaj njerëzve.

Qytetarët të trishtuar nga kjo situatë thonë se duhet të gjendet një zgjidhje, duke pasur parasysh faktin se Struga është vend turistik dhe vijnë vizitorë nga e gjithë bota.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Plot është çarshia me qen, plot është nuk mund të lëvizësh nëpër çarshi, janë të rrezikshëm, vrapojnë pas njerëzve, po është e trishtueshme”

“Qen ka edhe në qytet edhe në rrethinë me të vërtetë janë sjellin rrezik edhe për njerëzit edhe për kafshët shtëpiake, duhet të ndërmerret diçka. Në rregull është janë kafshë e kuptoj edhe në botë ka trend për mbrojtjen e qenve dhe kafshëve, megjithatë edhe ata organizata që janë duhet të mbajnë llogari si Anima Mundi dhe të tjera, sepse edhe nëpër fshatrat unë jam nga Vranishta me të vërtetë kemi shumë dëme nga qentë endacak edhe në njerëz dhe tek kafshët shtëpiake”

Komuna e Strugës nuk ka të ndara mjete për trajtimin e qenve endacak, as për sterilizim e as për kastrim. Kryetari i Komunës së Strugës Ramiz Merko tha se po mundohen ta menaxhojnë situatën me qentë endacakë duke i dërguar në një strehimore private.

“Po punojmë ne pjesën e mbledhjes, ka një stacionar privat dhe me ata punojmë kemi një elaborat që t’i ndihmojmë t’i mbajnë dhe të shohim në të ardhmen se si së bashku në planin e rajonin jugperëndimor do të ballafaqohemi me qentë endacak”, deklaroi Ramiz Merko-Kryetarë i Komunës së Strugës.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Këshilltarët e OBRM-PDUKM-së në këshillin e Komunës së Strugës kanë kërkuar që të caktohen njerëz profesional që të gjendjet një zgjidhje sa më e shpejtë. Ata kanë kërkuar mjete për sterilizim dhe kastrim./TV21/

The post Struga e mbushur me qen endacakë, Komuna nuk ka të ndara mjete për trajtimin e tyre appeared first on Telegrafi.