
Ne do të sigurojmë respirator dhe pajisje të tjera urgjente të nevojshme për të mbështetur Maqedoninë e Veriut, tha sot sekretari i përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Stoltenberg këtë e theksoi gjatë konferencës së përbashkët me kryeministrin e Maqedonisë së Veriut Zorna Zaev në Bruksel.
Zaev falënderoi për ndihmën dhe theksoi se kjo është vizita e tij e parë jashtë që kur u bë kryeministër për herë të dytë.
Zaev tha se vendi ynë do të vazhdojë të marrë pjesë në misionet e NATO-s.
Stoltenberg thotë se pandemia i ka mësuar ata se edhe ushtarët duhet të ndihmojnë në parandalimin e përhapjes së virusit./Telegrafi/
The post Stoltenberg: Do të sigurojmë respirator dhe pajisje të tjera për Maqedoninë e Veriut appeared first on Telegrafi.