Stojkovski: Shumica e pacientëve në Onkologji marrin terapinë e nevojshme

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Shumica e pacientëve të trajtuar në Klinikën Universitare për Radioterapi dhe Onkologji janë duke marrë terapinë e nevojshme, tha sot drejtori i Klinikës, Igor Stojkovski, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Për ata që aktualisht janë në mungesë, Stojkovski tha se pret që problemi të zgjidhet sa më shpejt.

Stojkovski pret që nesër të mbërrijnë ilaçet që duhet të blihen me aneks të kontratave të mëparshme, ndërsa për të tjerat që duhet të mbërrijnë përmes donacioneve, thotë se janë duke punuar së bashku me drejtorin e Fondit për Sigurim Shëndetësor, Sasho Klekovski.

Sipas Stojkovskit, aktualisht ka mungesë të ilaçeve, të cilat janë pjesë e trajtimit, për 40 deri në 60 pacientë.

Advertisement

“Dëshiroj vetëm të theksoj se shumica e pacientëve që trajtohen në Klinikën Universitare për Radioterapi dhe Onkologji marrin terapinë e nevojshme, kimioterapi, radioterapi dhe terapi biologjike.

Mungesa e ilçeve për një pjesë të trajtimit ka për rreth 40 deri në 60 pacientë për momentin. Besoj se do ta ofrojmë atë terapi sa më shpejt. Nga rreth pesë mijë pacientë të sapo regjistruar në klinikë, mbi 95 për qind janë duke marrë terapinë e duhur”, tha Stojkovski./Telegrafi/

The post Stojkovski: Shumica e pacientëve në Onkologji marrin terapinë e nevojshme appeared first on Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy