Në seancën e sotme Qeveria vendosi për shkarkimin e Drejtorit të Inspektoratit të Tregut, Stojko Paunovski.

Shkarkimi i tij nga ky post vjen pas kundërshtimeve të drejtorit për të pranuar 35 administratorët e rishpërndarë nga Ministria për Sistem Politik dhe Marrëdhënie mes Bashkësive. Ata janë prej 1 349 nëpunësve të punësuar me programin K-5, që me vite merrnin rroga por nuk shkonin në punë.

Arsyetimi i drejtorit Paunovski ishte se vetëm 12 nga 35 që u parapanë për në Inspektorat janë me shkollimin e duhur për t’u punësuar. Për të tjerët Paunovski nuk mund të siguronte punësim e as ndryshim të sistematizimit, të paraparë me nenin 5 të ligjit për shpërndarjen e administratorëve të porgamit K-5.

Pas kësaj, vijuan përplasjet mediatike mes Paunovskit, kryeministrit Zaev dhe zëvendësit të tij të parë Artan Grubi, rreth kësaj çështjeje, që çoi deri në propozimin për shkarkim të drejtorit të inspektoratit. Kryeministri sot tha se cilido që të jetë vendimi i Qeverisë, bashkëpunimi me bashkëpartiakun e tij do të vazhdojë, por shkarkimi bëhet për çështje parimore, sepse siç tha Zaev, nëse nuk ndërmerret asgjë, atëherë edhe 1.179 drejtorët e tjerë në shtet mund të bëjnë polemika përmes mediave, të mos e zbatojnë ligjin dhe vendimet e marra nga ekzekutivi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

The post Stojko Paunovski shkarkohet nga posti i drejtorit të Inspektoratit të Tregut appeared first on Telegrafi.