Stojanovski: OBRM-PDUKM nuk do ta mbështesë ligjin e LSDM-së për heqjen e TVSH-së për produktet bazë

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ligji i propozuar i LSDM-së për heqjen e TVSH-së për produktet bazë nuk do të mbështetet nga grupi parlamentar i OBRM-PDUKM-së, njoftoi sot deputeti nga radhët e shumicës qeverisëse, Bojan Stojanovski.

Arsyetimi për mospërkrahjen e ligjit, sipas Stojanovskit, është se “vazhdon lufta ditore politike me tema ekonomike nga të njëjtët njerëz që e sollën Maqedoninë në një gjendje kaq të shkatërruar ekonomike”.

Stojanovski tha se Qeveria e kaluar katër herë e ka refuzuar një zgjidhje të tillë ligjore.

“Më lejoni t’i kujtoj opinionit, ata e ngritën TVSH-në për mbi 2000 produkte ushqimore nga 5 në 10 për qind dhe na dhanë këshilla ushqyese se shumë nga ato ushqime nuk ishin të shëndetshme, prandaj është rritur taksa për to” tha ai.

Advertisement

Sipas tij, fakti që shporta e konsumit është ulur për vetëm 57 denarë, nuk ka të bëjë absolutisht me të vërtetën.

“Po të kishin dëgjuar sindikatat dhe të kishin komunikim më serioz me ta, do ta dinin se kjo nuk është e vërtetë, sepse çmimi i ushqimit për 30 ditë u ul për 965 denarë. Manipulimin e çmimit të shportës minimale sindikale e bën Venko Filipçe, duke përfituar nga rritja e çmimit të veshjeve”, tha Stojanovski./Telegrafi/

The post Stojanovski: OBRM-PDUKM nuk do ta mbështesë ligjin e LSDM-së për heqjen e TVSH-së për produktet bazë appeared first on Telegrafi.

Advertisement
Share.

Leave A Reply

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy