“Prej kur u ngrit paga minimale ne po flisnim për këtë çfarë po ndodh tani. Si do të bëhet balancimin e pagave?, Si do ta përballojë këtë ligj sektori privat?, e shumë çështje të tjera që i kemi ngritur. Kemi paraqitur një amendament ku kemi kërkuar respektimin e kontratave kolektive, respektimin e koeficientit të kompleksitetit në vendin e punës, kemi kërkuar që të respektohet me ligj, por qeveria nuk ka pranuar dhe tani e shohim që ai refuzim, solli greva masive”, tha deputeti nga rradhët e OBRM-PDUKM-së, Bojan Stojanoski në emisionin e mëngjesit në TV Alfa.
Stojanoski theksoi se shteti duhet të gjejë një mënyrë për t’i ndihmuar punëtorët dhe ekonominë vendore. Të rriten pagat por edhe të respektohen të drejtat e punëtorëve, sepse sipas tij, qeveria ka para për të rritur pagat, sado që e mohon.
“Qeveria duhet të dorëzojë edhe një ligj për nëpunësit publik në sektorin publik, ku pagat do të harmonizohen në përputhje me koeficientin e kompleksitetit të vendit të punës. Lind pyetja nëse ka fonde?, qeveria thotë jo, por unë pretendoj se ka. Duhet të theksojmë se, nëse nuk vidhet, nëse nuk shpenzohen para për luks, do të ketë para për të ndihmuar sektorin privat dhe atë shtetëror, tha Stojanoski.
Stojanoski theksoi se ky mosrespektim i punëtorëve nga ana e pushtetit është vërejtur edhe nga bashkësia ndërkombëtare.
“Raporti i Komisionit Evropian vë në dukje lirinë e punëtorëve e cila vlerësohet me zero. Ne mund të shihnim në periudhën e mëparshme pse është kështu. Kërcënime brutale ndaj sindikatave, shantazhe të liderëve të sindikatave, çdo ditë ka greva në rrugë dhe qeveria nuk ka ndërmend ta korigjojë këtë”, u shpreh Stojanoski.
The post Stojanoski: Qeveria ka buxhet për harmonizim të pagave edhe pse e mohon, duhet ndihmuar punëtorët dhe ekonomia vendore appeared first on Telegrafi.