Stojanoski: Drejtorë nga LSDM dhe BDI në institucionet publike shëndetësore kanë furnizuar barna që nuk janë në listën e FSSH

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Shëndetësia me LSDM dhe BDI u shkatërrua. Klinikat dhe spitalet, pacientët dhe mjekët e ndjenë mbi kurrizin e tyre kriminogjenitetin e LSDM-së dhe BDI-së, të cilët në plan të parë e vendosin përfitimin personal në vend të shëndetit të qytetarëve. Sipas informacioneve që i kemi dhe sipas kontrolleve të bëra nga FSSH dhe institucionet tjera kompetente, janë vërejtur akte të shumta arbitrariteti në institucionet shëndetësore, të cilat padyshim shpesh kanë qenë rezultat i interesit personal, tha deputeti nga OBRM-PDUKM, Bojan Stojanoski.

Gjatë kontrolleve janë konstatuar blerje të barnave që nuk janë në listën e barnave të përcaktuara me akt të përgjithshëm të Fondit të Sigurimeve Shëndetësore, për të cilat Ministri i Shëndetësisë jep pëlqimin, por për të njejtat IPSH nuk ka siguruar miratim nga Ministria e Shëndetësisë dhe Fondi edhe atë në këto IPSH:Shtëpia e Shëndetit – Gostivar, Strugë, KU e kardiokirurgji shtetërore – Shkup, KU për nefrologji – Shkup, KU për psikiatri – Shkup, Spitali klinik – Tetovë, Spitali i përgjithshëm – Strugë, Spitali i përgjithshëm – Strumicë, Spitali i përgjithshëm me aktivitet të zgjeruar – Dibër.

Abuzime janë bërë edhe në pjesën e kujdestarisë. Gjegjësisht, gjatë kontrolleve është evidentuar një rast në IPSH, ku llogaritet dhe paguhet pagesa e kujdestarisë, por kontrollit nuk i është dhënë leje për inspektim nga Ministria e Shëndetësisë për sigurimin e kryerjes së pandërprerë të veprimtarisë shëndetësore duke punuar në detyrë në: KU për Kirurgji Maksilofaciale – Shkup, KU për Kardiokirurgji Shtetërore – Shkup, KU për Nefrologji – Shkup, KU për Psikiatri – Shkup, Spitali i Përgjithshëm – Strumicë. Përgjegjësit në shëndetësi nga LSDM dhe BDI u sollën sikur klinikat dhe spitalet të ishin të tyret, pa u kujdesur për punëtorët, fondet dhe pacientët. Ka kaluar koha e abuzimeve në shëndetësi. Përgjegjësi do të ketë, tha Stojanoski.

Advertisement

The post Stojanoski: Drejtorë nga LSDM dhe BDI në institucionet publike shëndetësore kanë furnizuar barna që nuk janë në listën e FSSH appeared first on Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy