“Dimitar Kovaçevski është dorë e zgjatur e Zoran Zaevit, i cili tani do ta zbatojë ‘zaevizmin’”. Këtë sot në konferencë për shtyp e tha zëdhënësi i OBRM-PDUKM-së, Naum Stoillkovski, pas zgjedhjes së Dimitar Kovaçevskit kryetar i ri i LSDM-së.
Stoillkovski pyeti “pse Kovaçevski dhe LSDM tentojnë të shesin biografi të rrejshme dhe të modifikojnë faktet”.
“Zaevizmi po vazhdon, kjo mbrëmë u dëshmua. Dimitar Kovaçevski është vetëm vegël dhe dorë e zgjatur e Zoran Zaevit, i cili tani do ta zbatoj zaevizmin. Kovaçevski po i përsërit tezat e zbehura, njëjtë sikur Zoran Zaevi, do të zbatoj politikat e njëjta. Premtimet e njëjta të Zoran Zaevit, prej të cilave asnjë nuk është plotësuar, tani po i përsërit Kovaçevski”, tha Stoillkovski.
Ai shtoi se në zgjedhjen e kryetarit të ri të LSDM-së, nuk bëhet fjalë për figura të reja politike./Telegrafi/
The post Stoillkovski: Kovaçevski është “dora e zgjatur” e Zaevit appeared first on Telegrafi.