Zëdhënësi i OBRM-PDUKM-së, Naum Stoilkovski në konferencë për shtypa tha se “rryma shtrenjtohet për 7.5% dhe tani qytetarët nga xhepi i tyre do të paguajnë tenderët që i bën familja Zaev”.

Stoikovski thotë se kreu i KRRE-së pa trup lavdërohet se për llogari prej 1.500 denarë me rritjen e re do të kemi 100 denarë më shumë, njofton Telegrafi Maqedoni.

“Llogaritë e energjisë elektrike nuk janë përqindje e pastër për përllogaritje. Në atë çmim të shtrenjtuar ka edhe TVSH prej 18%. Ju them se rritja e faturës prej 1.500 denarëve do të jetë më e madhe se 100 denarë dhe do të jetë deri në 500 denarë”, tha Stoilkovski.

Sipas tij, nëse merret parasysh se qytetarët paguajnë mesatarisht nga 3.000 denarë në muaj, rritja e çmimin në muaj do të jetë 1.000 denarë.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Deri në fund të vitit, çdo familje do të duhet të ndajë 12 mijë denarë shtesë apo 200 euro nga buxheti familjar. Lavdëroheshin se kanë kthyer tarifën e lirë, sot e kthejnë shumëfish më shumë”, tha Stoikovski./Telegrafi/

The post Stoilkovski: Shtrenjtimi i rrymës do të thotë fatura më të larta për 1.000 denarë në muaj appeared first on Telegrafi.