Ajo që mund të them është se në periudhën e ardhshme organet e OBRM-PDUKM-së do të marrin vendim nëse do të marrin pjesë dhe mundësisht me cilët emra do të marrin pjesë në një qeveri të tillë, tha sot zëdhënësi i OBRM-PDUKM–së, Naum Stoilkovski, i pyetur nëse partia e tij do të marrë pjesë me ministrat e saj në qeverinë teknike, e cila duhet të hyjë në funksion në fund të janarit.

Në pyetjen e gazetarit “A do ta votonit Jovan Mitrevskin për kryetar të Kuvendit”, Stoilkovski tha se për momentin nuk është e rëndësishme.

“Nuk është e rëndësishme për momentin, e rëndësishme është që Talat Xhaferi me zgjedhjen nga Reçica e Vogël dhe me një shantazh nga BDI në LSD do të jetë kryeministër në periudhën e ardhshme pa legjitimitet”, tha Stoilkovski.

BDI në mbledhjen e djeshme propozoi Talat Xhaferin për kryeministër teknik të qeverisë kalimtare nga 28 janari deri në zgjedhjet e pranverës./Telegrafi/

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

The post Stoilkovski: OBRM-PDUKM do të vendosë në periudhën e ardhshme nëse do të ketë ministrat e saj në Qeverinë teknike appeared first on Telegrafi.