Zëdhënësi i OBRM-PDUKM-së, Naum Stoilkovski u shpreh se Kovaçevski ka pranuar se nuk ka projekt dhe se gënjeshtër është fillimi i ndërtimit të autostradave.

“Zëdhënësi i Frontit anti-evropian për mbrojtjen e krimin, dezerterin nga debati, Dimitar Kovaçevski, prapa kamerave e pranoi se korridoret do të kushtojnë më shumë se 1.3 miliardë euro, por edhe se nuk ka asnjë projekt për ndërtimin e tyre”, tha Stoilkovski.

Ai thotë se kryeministri duhet të përgjigjet se si është e mundur të fillojë ndërtimi i cili nuk ka projekt.

“E pamundshme është ndërtimi pa projekt. A e pranoi Kovaçevski se fillimi i ndërtimin në Manastir është edhe një gënjeshtër e tij”, u shpreh Stoilkovski./Telegrafi/

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

The post Stoilkovski: Kovaçevski e pranoi se nuk ka projekt për ndërtimin e korridoreve appeared first on Telegrafi.