Ministri i ministrisë së Marrëdhënieve Ndërmjet Bashkësive, Ivan Stoilkoviqi, pjesë e koalicionit qeveritar dhe Kryetar i Partisë Demokratike të Serbëve në RMV, ka reaguar sot për protestat anti-Vuçiq në Serbi.

Stoilkoviqi, thotë se një pjesë e popullatës së manipuluar serbe me ndihmën e sistemit ndërkombëtar në largim, dëshiron të imponojë destabilizimin e Serbisë apo sic thotë që vëllai ta godas vëllanë, mirëpo sipas tij, Serbia nuk mposhtet.

Ai shprehet në një vijë me Presidentin serb Vuçiq se protestat në Serbi bëhen që të mos mbrohet Kosova dhe mos të ndihmohet Republika Sërpska.

“Asgjë e rastit, gjakpirësve nga e kaluara u duhet destabilizimi i Serbisë, që më lehtë të përballen me Republika Sërpska, të kryejnë dëbimin final të vëllezërve tanë nga Kosova dhe të kthejnë popullin e Serbisë dhe serbët e rajkonit në pozitat e viteve të 90-ta. Shpresoj se si popull kemi marrë mësime që të njohim kurthet dhe sërish nuk do të përsëritim klasën” – shkruan në Facebook, Ivan Stoilkoviq, kreu i PDS-së.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

The post Stoilkoviq: Protestat në Serbi bëhen për destabilizimin e shtetit, për dëbimin e serbëve nga Kosova appeared first on Telegrafi.