Stoilkoviq: Janë zbuluar keqpërdorime të reja me pronën e Ministrisë

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Zëvendëskryeministri dhe ministër për Marrëdhënie Ndërmjet Bashkësive, Ivan Stoilkoviq sot në një deklaratë për mediat tha se janë zbuluar keqpërdorime të reja me pronën e Ministrisë.

Ai tha se automjeti xhip BMW me vlerë prej 60 mijë euro është gjetur në një gjendje shumë të keqe në servis për riparim ku nga ai janë nxjerrë pjesë dhe të njejtat janë përdorur për nevojat e servisit.

“Keqpërdorimi i fundit që u zbulua pak ditë më parë, që është automjeti xhip BMW në pronësi të Ministrisë, është gjetur në gjendje mjaft të keqe në një nga serviset ku ishte riparuar më parë automjeti i Ministrisë. Ministria e Punëve të Brendshme tashmë është e angazhuar këtu. Ne nuk duam ta heqim atë. Kërkojmë procesverbale, nuk ka procesverbale se si është dorëzuar dhe dëshmitarët thonë se është dorëzuar në gjendje normale. Ai xhip vlen 50-60 mijë euro. Nuk mund të përcaktoj se për çfarë përdorej, por mund të them se tani duket si një “pulë e këputur”. Kur opinioni t’i shohë fotografitë, do të vlerësojë se si një makinë serioze e shtrenjtë e Ministrisë mund të lihet në mëshirën e një servisi ku janë hequr dyert dhe pjesët e saj”, tha Stoilkoviq.

Ai thotë se është i tmerruar nga mënyra se si janë shpenzuar jo vetëm mjetet, por edhe se si janë menaxhuar burimet e Ministrisë.

Advertisement

“Automjeti është lënë në servis dhe nuk është marrë. Ndërsa servisi ka vepruar sipas nevojave që kishte në rend dite. Kanë nxjerrë pjesë nga ai supozoj për nevojat e tyre private. Ai hetim do të konfirmohet”, tha Stoilkoviq.

Stoilkoviq thekson se udhëheqsia e mëparshme nga arka e Ministrisë ka marrë 37 mijë euro, të cilat, siç tha, asnjëherë nuk janë kthyer dhe janë pa kurrfarë arsyetimi.

The post Stoilkoviq: Janë zbuluar keqpërdorime të reja me pronën e Ministrisë appeared first on Telegrafi.

Advertisement
Share.

Leave A Reply

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy