Stevanoviq: Nga sot punonjësja e Klinikës Infektive do të marrë ilaçin ribavirinë

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Pacientja e parë nga fshati Shtip ndërroi jetë për pak orë, ajo nuk mund të shpëtohej edhe po të kishte ilaçe. Asnjë shtet nuk e ka në magazinë këtë lloj medikamenti, tha drejtoresha e Klinikës Infektive, Milena Stevanoviq.

“Pacientja është në gjendje stabile, po hyn në një fazë në të cilën pritet gjakderdhje, pacienten po e shikojmë në mikroskop si me analizat ashtu edhe me pamjen klinike. Është vendosur dhe vlerësuar që sot të fillojmë me ilaçin ribavirinë. Nuk duhej t’i jepet ilaçet më herët, mendojmë se jemi mirë, po bëjmë gjënë e duhur”, thotë Stevanoviç për punonjësin e Klinikës Infektive, i cili është i infektuar me ethet hemorragjike të krime-kongos.

Ajo thotë se asnjë koleg i vetëm nuk thotë, nuk mund të tregoj se, sa për qind është efektiv ilaçi.

“Është një ilaç antiviral, ne e kemi pasur këtë ilaç edhe më parë”, thotë Stevanoviq./Telegrafi/

Advertisement

The post Stevanoviq: Nga sot punonjësja e Klinikës Infektive do të marrë ilaçin ribavirinë appeared first on Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy