Drejtorja e Klinikës për Sëmundje Infektive, Milena Stevanoviq në emisionin “360”: tha se pacientët me llojin bratanik të coronavirusit kanë temperaturë më të lartë.
Sipas saj, nuk mund të thuhet se vdekshmëria është më e madhe te njerëzit, por te njerëzit krijohet paniku për shkak të temperaturës së lartë.
“Tani shohim pacientë me më shumë temperaturë të lartë dhe kjo është arsyeja pse po krijohet frika dhe paniku te njerëzit”, thotë Stevanoviq.
Ajo shtoi se rritja e madhe e temperaturës paraqitet si simptomë edhe pse në fillim rritja e vogël e temperaturës paraqitej si simptomë.
Ndryshe, lloji britanik më lehtë dhe më shpejtë bartet nga lloji i parë i coronavirusit./Telegrafi/
The post Stevanoviq: Krijohet frika dhe paniku, tani pacientët kanë temperaturë më të lartë appeared first on Telegrafi.