Stefkovski: U përballëm të vetëm, Qeveria e RMV-së nuk na ndihmoi

Pinterest LinkedIn Tumblr +

“Asnjë institucion qeveritar nuk i ka ofruar ndihmë asnjë komune për t’u përballur me pasojat e stuhisë”, reagon kryetari i rajonit planor të Shkupit dhe kryetari i komunës së Gazi Babës, Boban Stefkovski, pas stuhisë së fortë që goditi dje Shkupin dhe shkaktoi dëme.

Deklarata e kryetarit të rajonit planor të Shkupit, Boban Stefkovski, vjen pas koordinimit me kryetarët e komunave të Shkupit, shumica e të cilëve janë nga OBRM-PDUKM, të cilat janë prekur nga stuhia e djeshme.

“Si kryetar i rajonit planor të Shkupit, dua të theksoj pakënaqësinë time për mungesën e plotë të interesimit nga ana e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë në lidhje me stuhinë e djeshme, përkatësisht me pasojat e shkaktuara nga ajo”.

“Qytetarët dhe mbarë opinioni dëshmuan se dje pasdite kryetarët e qytetit të Shkupit dhe të komunave të qytetit të Shkupit të goditura nga stuhia e fortë mbetën të vetëm me mjetet e tyre për t’u përballur me pasojat. Mosveprimi i qartë i Qeverisë pasditen e djeshme nuk ishte pengesë për kryetarët e komunave, por pengesë direkte për qytetarët”, thotë Stefkovski.

Advertisement

Ai më tej shton se “përkundër të gjitha pengesave, kryetarët e qytetit të Shkupit dhe të komunave në qytetin e Shkupit që u goditën nga stuhia me sukses, shpejt dhe me efikasitet i trajtuan të gjitha problemet që u shfaqën në terren dhe brenda pak orëve pas stuhisë të gjitha u pastruan rrugët”.

Ai apelon që Qeveria të formojë një shtab qeveritar për krizën me përfaqësues nga të gjitha institucionet kompetente për veprim gjatë fatkeqësive natyrore me qëllim të veprimit të përbashkët në interes të qytetarëve.

The post Stefkovski: U përballëm të vetëm, Qeveria e RMV-së nuk na ndihmoi appeared first on Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy