Stavriq: Vaksina është element kryesorë për ballafaqim me epideminë

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Vaksina është një nga elementët kryesorë për ballafaqim me epideminë, përveç masave, mbajtjes së maskave dhe distancës, vaksinimi do të kontribuojë në zgjidhjen e problemit të pandemisë, thotë për “Sitel” mjekja Katerina Stavriq.

Ajo thotë se deri më tani të gjitha vaksinat kanë treguar efikasitet prej 95.93 përqind të mbrojtjes.

“Në përgjithësi ekzistojnë katër lloje të vaksinave dhe asnjë nuk mund të shkaktojë sëmundje. Të gjitha studimet kanë treguar se vaksinat janë të sigurta.

Viruset mutohen, dhe sipas informacionit të fundit, vaksina Pfizer mbron nga lloji i ri.

Advertisement

Nëse duam të mbrohemi nga virusi duhet të marrim të dyja dozat. Efikasiteti i vaksinës nuk mund të garantohet me një dozë të vetme. Kjo është arsyeja pse duhet të merren të dyja dozat”, thotë Stavriq./Telegrafi/

The post Stavriq: Vaksina është element kryesorë për ballafaqim me epideminë appeared first on Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy