Kryeministri Oliver Spasovski pret që çerdhet të hapen me kohë kur të kryhet skriningu i plotë dhe kur ndjehet se edhe fëmijët dhe stafi i çerdhes do të jenë të sigurt.
Ai informoi se dje Ministria e Shëndetësisë ishte informuar se skriningu i plotë i të gjithë punonjësve në çerdhet do të përfundojë brenda disa ditësh, pas së cilës, njoftoi ai, ata do të diskutojnë së pari në Komisionin për Sëmundje Infektive, dhe më pas edhe në Qeveri për ditën e hapjes së çerdheve.
“Situata me Covid – 19 është e paparashikueshme kudo, jo vetëm në vendin tonë. Në varësi të mënyrës sesi sillemi, mund të kemi parashikueshmëri përpara nesh, dhe përgjegjësia e secilit person, mbajtja e distancës, veshja me pajisje mbrojtëse do të kontribuojë në përmirësimin e situatës me Covid-19”, tha kryeministri Oliver Spasovski./Telegrafi/
The post Spsasovski: Çerdhet do të hapen në kohë appeared first on Telegrafi.