Dibra, qyteti ku u shfaq rasti i parë me COVID-19 në Maqedoni në muajin mars, nuk mund ta përballojë e vetme një valë të re, më të fortë të të infektuarve. Aktualisht ka 53 raste aktive, por mjekët thonë se nuk ka shtretër të mjaftueshëm për pacientët në spital, dhe nuk ka personel mjekësor.
Nga spitali i Dibrës thonë se ata kanë katër reparte që mund të ridestinohen, por ka mungesë të mjekëve.
Pediatri, Arben Agoli, i cili ishte mjeku i parë që u prek nga koronavirusi, thotë se vjen një periudhë e vështirë edhe për Dibrën. Ai mendon se do të duhet të gjendet një mënyrë që pacientët nga Dibra të trajtohen në qytet. Ai thotë se është mirë të vihet në funksion spitali modular i paralajmëruar nga shteti.
Banorët e Dibrës thonë se kanë frikë nga përhapja e sëmundjes në qytetin e tyre.
Shumë qytetarë në Dibër nuk mbajnë maska mbrojtëse, ose e bëjnë atë në mënyrë të papërshtatshme. Kishte grupime në objektet gastronomike, në parqe dhe në rrugë. Në Dibër, në muaj testohen nga 100 deri 150 njerëz për shkak të COVID-19./Alsat/
The post Spitali i Dibrës s’ka personel të mjaftueshëm për trajtimin e pacientëve me COVID-19 appeared first on Telegrafi.