Spitali “8 shtatori” në Shkup me 78 pacientë me COVID-19, Klinika për Sëmundje Infektive me 70

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Në 24 orët e fundit në qendrat covid në Shkup janë shtruar 17 pacientë të rinj për shkak të komplikimeve me coronavirus.

Gjithsej 203 persona të dyshimtë dhe të konfirmuar me Covid-19 po trajtohen në repartet infektive në kryeqytet.

Siç bëjnë të ditur nga Ministria e Shëndetësisë, gjatë 24 orëve të fundit në klinikat interne ka 6 pranime. Në covid Qendrën në spitalin “8 shtatori” ka pasur 7 pranime të pacientëve dhe 4 pacientë janë pranuar në Klinikën për Sëmundje Infektive.

Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 10 pacientë, ndërsa momentalisht në spitalin “8 shtatori” ka gjithsej 78 të sëmurë, në Klinikën për Sëmundje Infektive 70 pacientë dhe në Klinikën për Sëmundje të Fëmijëve 1 pacient.

Advertisement

Gjithsej 203 pacientë të konfirmuar dhe të dyshimtë për Kovid-19 trajtohen në repartet infektive në spitalet në kryeqytet.

Pjesa më e madhe e pacientëve janë në mbështetje të oksigjenit.

Numri i pranimeve në 24 orët e fundit është i qëndrueshëm dhe në sot në mëngjes deri në orën 8 ka 180 shtretër të lirë, ndërsa pritet gjatë ditës pas çregjistrimeve të pacientëve të shëruar të lirohen edhe shtretër shtesë. Të gjitha repartet infektive kanë furnizim të oksigjenit dhe mund të pranojnë pacientë të cilët kanë mbështetje për mbështetje oksigjeni, qëndron në kumtesë./Telegrafi/

The post Spitali “8 shtatori” në Shkup me 78 pacientë me COVID-19, Klinika për Sëmundje Infektive me 70 appeared first on Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy