Është gjetur trupi i pajetë i një 52-vjeçari, i cili ishte në kërkim gjatë javëve të kaluara.

Pas gati tre javësh kërkime, sot është gjetur trupi i pajetë i I.R nga fshati Tenovë, Komuna e Bërvenicës. Mbi tij është bërë kontroll që nga 6 gushti, pasi natën mes 4 dhe 5 gushtit është larguar nga shtëpia dhe prej atëherë nuk është kthyer më në Tenovë.

“Sot më 22 gusht në ora 15:00 në SPB Tetovë është raportuar se trupi i pajetë i I.R (52) nga Tenova e Tetovës është gjetur i varur në pemë në ujërat e lumit Vardar, në afërsi të fshatit të Brionit dhe fushës së vjetër të futbollit. Ekipet e Njësisë Territoriale të Zjarrfikësve Tetovë dhe SPB Tetovë kanë nxjerrë trupin e pajetë në breg pasditen e sotme. Një ekip hetimor i SPB Tetovës, në koordinim me Prokurorin Publik, ka kryer kontroll, ndërsa do të kryhet edhe autopsi”, njofton SPB Tetovë.

Në kërkim kanë marrë pjesë Qendra për Menaxhimin e Krizave, Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim, policia, Komuna e Bërvenicës dhe qytetarë.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

The post SPB Tetovë: U gjet trupi i pajetë i një banori të Tenovës, i cili kërkohej me javë appeared first on Telegrafi.