Sektori për Punë të Brendshme në Tetovë njofton se një grua 31-vjeçare me prejardhje nga Kosova, ka denoncuar në polici se është ngacmuar seksualisht nga vjehrri i saj. Nga SPB-Tetovë thonë se personi i denoncuar është ndaluar.

“Me datë 30.01.2025 në ora 13:50, personi Sh.M.(33) nga një fshat i Tetovës, është paraqitur në SPB Tetovë, i cili paraprakisht ishte denoncuar nga nusja e djalit të tij, 31-vjeçare nga Kosova, me qëndrim të rregulluar në fshat, se në disa raste ka kryer veprën penale “ngacmim seksual” ndaj saj, e dënueshme sipas nenit 190-a paragrafi 1 i Kodit Penal”.

“Ai është ndaluar në komisariat për procedim të mëtejshëm dhe pas dokumentimit të plotë të ngjarjes ndaj tij do të bëhet kallëzimi përkatës”, thonë nga SPB-Tetovë.

The post SPB Tetovë: Një grua denoncoi vjehrrin për ngacmim seksual appeared first on Telegrafi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";