SPB Tetovë me kontrolle ndaj drejtuesve të motoçikletave, zbulon 52 shkelje

Pinterest LinkedIn Tumblr +

SPB Tetovë njofton se në kuadër të aktiviteteve të vazhdueshme të ndërmarra për rend dhe siguri më të madhe në komunikacion, dje (21-maj) në periudhën prej orës 17:00 deri në ora 22:00 është kryer aksion kontrollues për kundërvajtje të kryera nga drejtuesit e motoçikletave.

Nga SPB Tetovë njoftojnë se gjatë kontrollit janë zbuluar dhe sanksionuar 52 shkelje (TE-28 dhe GV-24), shumica e të cilave për mospërdorim të helmetës mbrojtëse 35 (TE-22 dhe GV-13) dhe 1 (GV) motoçikletë me datë të skaduar të lejes së qarkullimit, 5 (GV) me polisë sigurimi të skaduar dhe 9 (TE-4 dhe GV-5) pa patentë shoferi, si dhe 9 (TE-4 dhe GV-5) kundërvajtje të tjera rrugore.

“Ndaj drejtuesve të mjeteve janë bërë ankesa përkatëse. SPB-Tetovë apelon drejtuesit e motoçikletave që me kohë t’i rinovojnë polisat e sigurimit apo regjistrimet e tyre, të mos ngasin motoçikletën pa e dhënë provimin për shofer, sepse çdo aksident trafiku që ka ndodhur me pjesëmarrjen e motoçikletës, pasojat përfundimtare kanë qenë të rënda, dhe kështu ato do të kontribuojnë për sigurinë personale dhe sigurinë e përdoruesve të tjerë të rrugës”, thonë nga SPB Tetovë.

The post SPB Tetovë me kontrolle ndaj drejtuesve të motoçikletave, zbulon 52 shkelje appeared first on Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy